Kthehet moti i ftohtë

Kosova

Kthehet moti i ftohtë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat