Dreshaj: Mirë se vini në Istogun e ri

Kosova

Dreshaj: Mirë se vini në Istogun e ri

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:30
Kandidati i AAK-së Gani Dreshaj

(E plotësuar) - Pas publikimit të rezultateve preliminare të rivotimit për kryetar të Istogut, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka dalë para simpatizantëve të shumtë të mbledhur në selinë e kësaj partie në Istog.

Dreshaj tha se edhe çdo javë të ketë zgjedhje do ta mund Haki Rugovën ndërsa bëri thirrje të gjithë simpatizantët e tij që mos të bien pre e provokimeve të ndryshme nga tabori i LDK-së.

Ai tha se sot po vjen një Istog i ri ndërsa akuzoi LDK-së se kanë vjedh vota dhe janë munduar të blejnë vota dhe të mashtrojnë madje edhe Policinë.

Dreshaj: Mirë se vjen një Istog i ri

“Ndërrimi I policisë ka qenë shumë e qëlluar I falënderoj shtetin që  e kanë bërë një gjë të tillë e kam ditë që kanë ba gjithçka  janë në gjendje që  me shti konflikt. Sot e keni një liri si arsimtari I komunës sit ë vendos KQZ prej sotit jam i qytetarëve të Istogut kërkoj që qytetarët të ndihen veten të lirë. Një ditë duhet të lirohen… Ky ka me mbet bastion i LDK-së i Ibrahim Rugovës veç është ndërruar kryetari me një udhëheqësi të keqe”, tha Dreshaj.

Ndryshe Gani Dreshaj ka dal me 52 vota më shumë se kundër kandidati i tij nga LDK-ja Haki Rugova.

Drejtpërdrejt nga Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Istog (Drejtpërdrejt)

Kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka dalë para Haki Rugovës me 52 vota më shumë.

Në bazë të rezultateve preliminare Dreshaj i AAK-së ka marrë 10 mijë e 241 vota ndërsa kandidati i LDK-së Haki Rugova ka marr 10 mijë e 189 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat