Javën e ardhshme pritet mot i vranët dhe me borë

Kosova

Javën e ardhshme pritet mot i vranët dhe me borë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:28
ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ditët e para të javës së ardhshme do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Nga e mërkura e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticiklonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil , me intervale të gjata me diell, por të ftohtë, si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.

Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat