Mbi 21 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Supreme

Kosova

Mbi 21 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Supreme

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:38

Në fillim të vitit 2017, përkatësisht Janar të këtij viti numri I lëndëve të pazgjidhura ishte 20 mijë e 828 lëndë në shkallën e parë, 769 lëndë në shkallën e dytë.

Duke llogaritur numrin e përgjithshëm të lëndëve të pazgjidhur nga shkalla e parë dhe dytë e Gjykatës numri total i  rasteve të pazgjidhura ne fillim të këtij viti shkon deri në 21 mijë e 597 lëndë të pazgjidhura.

Nga 3 janari deri më 15 dhjetor në Gjykatën Supreme janë shtuar edhe 1880 raste të reja, përkatësisht 1161 raste në shkallën e parë dhe  719 në shkallën e dytë.

Me datën 15 dhjetor 2017 kanë mbetur të pakryera edhe 19 mijë e  921 lëndë në shkallën e parë dhe 1 mijë e 91 lëndë në shkallën e dytë, gjithsej të pa kryera 21 mijë e 012  lëndë në të dy Shkallët.

Duhet theksuar se mesatarja e ngarkesës me lëndë për një gjyqtar në Dhomën e posaçme me datë 15 dhjetor 2017 është si vijon:

Shkalla e parë: 1328 lëndë.

Shkalla e dytë: 218 lëndë.

Gjykata në dy vitet e fundit të punës i ka 20 gjyqtarë, aq sa lejon ligji aktual i Dhomës së Posaçme, mirëpo nuk është numri i mjaftuar i gjyqtarëve për ta përballuar këtë ngarkesë kaq të madhe të lëndëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat