Lluka ndalon shpenzimin e panevojshëm të parasë publike

Kosova

Lluka ndalon shpenzimin e panevojshëm të parasë publike

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:31
Valdrin Lluka

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendim të ndërpres shpenzimin e panevojshëm të parasë publike nga ana e anëtareve të bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Ministri, Valdrin Lluka përmes një vendimi të nënshkruar më 14 dhjetor ka bërë pezullimin e vendimeve për kompensimin dhe për stimulimin e efektshmërisë së anëtareve të Bordeve të Drejtorëve të ndërmarrjeve publike qendrore.

Në vendim thuhet se ndarjes së kompensimit për stimulimin e efektshmërisë për Bordet e Drejtorëve duhet t’i paraprijë performanca e kënaqshme financiare, pagesat e obligimeve, ri-investimi në ndërmarrje etj., të cilat deri më tani nuk kanë ndodh.

Vendimi i Llukës hynë në fuqi menjëherë dhe është i obligueshëm për të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike. Ministri bashkë me vendimin u ka nisur edhe një vërejtje të gjithë anëtareve të bordeve përmes së cilës u ka kërkuar që në mënyrë sa më racionale ta shpenzojnë paranë publike ndryshe do të ngarkohen me përgjegjësi administrative dhe ligjore. Ai ka kërkuar reduktim maksimal të shpenzimit të mjeteve buxhetore për udhëtime zyrtare, blerje të pajisjeve të ndryshme teknologjike, shpenzime në takime zyrtare si dhe përdorimin e paarsyetuar të veturave zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat