Lladrovci takon studentët e Kosovës në Vjenë

Kosova

Lladrovci takon studentët e Kosovës në Vjenë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 14:01
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë qëndrimit në Austri, ka takuar studentët dhe qytetarët kosovar që jetojnë e studiojnë në Vjenë.

Ai gjatë këtij takimi ka thënë se arsimimi i tyre shembullor, puna e përvoja që bëjnë në Austri do të jetë edhe forcë lëvizëse e zhvillimit të vendit, duke ofruar mundësi për të ecur përpara në fushat për të cilat ata kanë studiuar e punuar dhe duke krijuar praktika të mira në punë.

 “Diaspora shqiptare ka qenë shumë fuqishëm e lidhur me fatin e vendit dhe në krye të detyrës në çdo rrethanë, duke i dhënë hov jo vetëm çlirimit të vendit, por edhe përkrahjes dhe zhvillimit. Edhe sot, studentët tanë të arsimuar jashtë vendi janë krah i fuqishëm i zhvillimit. Ftoj juve të nderuar që në çdo rrethanë të jeni të dobishëm për familjet e juaja dhe vendit, sepse ne kemi nevojë për më shumë përparim, më shumë përvojë të shkëlqyeshme si kjo në Austri e cila do të jetë e dobishme për të gjithë neve”, ka thënë kryetari Lladrovci gjatë takimit me studentët kosovar në Vjenë të Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat