Apelon Policia e Kosovës, kujdes me ngasjen në komunikacion

Kosova

Apelon Policia e Kosovës, kujdes me ngasjen në komunikacion

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Policia e Kosov?s me anë t? një njoftimi të dërguat për klankosova.tv, ka apeluar tek të gjithë ngasësit e automjeteve për kujdes sa më të shtuar gjatë udhëtimeve në komunikacion.

Ky njoftim i policisë vie pas raportimeve t? aksidenteve të shumta me fatalitet që kanë ndodhur kohëve të fundit, njofton Klan Kosova.

‘’Policia edhe një herë fuqishem apelon tek te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te kene kujdes me te madh gjate drejtimit te automjeteve, posaqerisht tani kur kemi te bejme edhe me ndryshime te kushteve atmosferike, ngrica dhe zvogelim te dukshmerise. Sepse janë vet drejtuesit e automjeteve ata te cilet mund te kontribojne ne reduktimin e aksidenteve e ne veqanti ketyre me fatalitet qe paraqesin nje shqetsim te madh’’, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat