Haradinaj: Liberalizimin do ta kemi, por jo me një turp

Kosova

Haradinaj: Liberalizimin do ta kemi, por jo me një turp

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 15:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se është kundër Gjykatës Speciale për shkak se Kosovës ia rëndon imazhin ndërkombëtar. Derisa ka shtuar se do të kemi liberalizim të vizave por jo me disa punë të dëmshme për vendin e me një turp.

Haradinaj i bëri këto komente në mbledhjen e kryesisë së AAK-së, ku është ndalur edhe te zhvillimet e mbrëmshme për Gjykatën Speciale, ku tha se vazhdon të mendojë se Gjykatë Speciale si e tillë është e padrejtë. 

Sipas tij, ajo gjykatë duhet të vije në Kosovë pasi kishim kursyer disa miliona.

Haradinaj: Shfuqizimi po të votohej do të ishte ligj për mua

“Gjykata Speciale si e tillë është e padrejtë për Kosovën për shkak se ia rëndon imazhin ndërkombëtar, mos kurgjë tjetër titujt do të bëhen nëpër botë, Gjykata e Kosovës, trafiku i organeve, krimet e luftës dhe të tjera....Ideja e deputetëve, kërkesa e deputetëve për ta shfuqizuar ligjin, unë nuk kam koment për këtë, kjo është e deputetëve, deputetët janë të zgjedhurit e popullit, ta kishin votuar dje me 61 votë kjo ish konë ligj për mua  dhe çdoherë do të jetë, kur voton Kuvendi për Qeverinë është ligj, mua dhe Qeverinë më ka punësuar parlamenti, nëse jo mbesim në obligime që i ka marrë po ky që ia ka dhënë, parlamenti në etapa tjera“, ka thënë ai.

Haradinaj u ndal edhe te liberalizimi i vizave, ku tha se BE-ja duhet të shkoj një hap më përpara ndaj Kosovës.

Haradinaj: E duam liberalizimin pa defekte

“Po do të kemi liberalizim të vizave por nuk po e duam vetëm një liberalizim me tri katër punë të dëmshme të vendit, se nuk jemi as ne me defekte, nuk dallojmë prej popujve tjerë, na jep liberalizimin si na takon, na jep si të drejt, na jep si njerëz të lirë të këtij vendi e këtij kontinenti, pse neve me na dhënë me një defekt, me një turp liberalizimin, çka kemi bërë ne dikujt që të vetmit ne për një të drejt që na takon liria e lëvizjes për të një shej të keqe, jepna si na takon, si krejt tjerëve, po punojmë për atë, unë jam më optimist se sa që flitet. Herë thonë po na prishtë me botën, herën tjetër na thonë pse nuk e ke flamurin. BE-ja duhet të shkoj një hap më përpara ndaj Kosovës, ka vite që Kosova nuk ka marrë lajm të mirë”, tha ai.

 

Ai pati edhe një porosi për subjektet tjera politike, duke i thënë se AAK kurrë më të gatshëm nuk kanë qenë.

Haradinaj: O na jemi kauzë vet

“Nëse të tjerët kanë fol për kauza, o na jemi kauzë vet , ne nuk dalim me lexu në libra e me citu ndonjë filozof e ndonjë dijetar, tha ky, kjo është kauza jonë, jo jemi kauzë vet me mënyrën si jemi, me çka jemi marrë na bën kauzë dhe jemi kauzë dhe jemi të këtij populli, ata që po i marrin hua kauzat për ta  mashtruar qytetarin për votë nuk po munden gjatë me i fsheh ato të metat e tyre, nuk jemi ne pa të meta, por nuk ka mashtrim për nga nesh, nuk dua ta torturojë qytetarin e Kosovës me dergu zgjedhje, as sot as nesër, dua të punojë katër vjet dhe katër vjet do të punojmë në këtë Qeveri por mos harroni, sa i përket AAK-së, kurrë më të gatshëm, kurrë ma të zot, kurrë ma me argumente se sa me shku zgjedhje dje nuk kemi qenë”, tha ai, duke shtuar se është optimist për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj të cilit do komunitet.

Haradinaj është ndalur te problemi i energjisë elektrike, duke thënë se për dy vite është punuar për t’u harxhuar rezervat e qymyrit, dhe asnjë armik nuk kish punuar që t’i harxhojë këto rezerva, por merpendi edhe kritikat për numrin e zëvendësministrave, ku theksoi se nuk është e vërtet që po e dëmton Kosovën.

Haradinaj: Rrenë është që po e dëmtojë Kosovën me numrat e zëvendësministrave

“ Rrenë është, rrenë është që po e dëmtojë Kosovën me numrat e zëvendësministrave. Hipokrizinë e disave që po me kritikojnë për numër të zëvendësministrave nuk po dua të merrem çdo ditë me ta, por janë ata që në emër të lobimit për ajër më të pastër i kanë penguar investimet në energji e rrejnë thonë po e mbrojmë ajrin, rrenë është, janë mafia e atyre e atyre që importojnë energji “, tha ai.

Sipas tij, po e rikthejnë normalitetin, duke i falënderuar banorët e saj pjese dhe nga java që vjen hiqen shtëpitë dhe po nga ajo janë do të kërkon që të punohet në Kosova A dhe B, dhe me shpenzuar sa më pak duke blerë energjinë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat