Plagos një person pasi gjuan nëntë herë me armë në aheng, prokurori e lë të lirë

Kosova

Plagos një person pasi gjuan nëntë herë me armë në aheng, prokurori e lë të lirë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Të mërkurën në mesditë, një person kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në një aheng në një fshatë të Malishevës. Njëri nga plumbat e gjuajtur për qejf, ka përfunduar në trupin e një dasmori, i cili ka mbetur i plagosur, merr vesh media.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gollubovc të Malishevës, ndërkohë që viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në Kijevë, për të vazhduar tretmanin në QKUK.

I dyshuari menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në Polici vetëm në mbrëmjen e djeshme. Ndonëse gjuajtja me armë në ahengje është e ndaluar me ligj, Policia nuk e ka parë të arsyeshme ta mbajë në paraburgim të dyshuarin, që la të plagosur një person, duke e liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat