Gjendet në Prishtinë i moshuari nga Krusha e Madhe i cili ishte zhdukur që nga dje

Kosova

Gjendet në Prishtinë i moshuari nga Krusha e Madhe i cili ishte zhdukur që nga dje

Më: 5 janar 2018 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Një person i moshuar nga Krusha e Madhe është zhdukur që nga mëngjesi i së enjëtes.

Familja kishte njoftuar se i moshuari Veli Avdullahu, ishte zhdukur që nga orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Ndërsa para pak minutash, ai është gjetur në Prishtinë.

Gjetjen e tij e ka konfirmuar familja e tij, e cila ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e babait të tyre.

‘Ju njoftoj se pas një angazhimi të familjarëve, miqve dhe vullnetmirëve, para 10 min është gjetur në Spitalin e Prishtinës z. Veli Abdullahu.Në emër të familjes Ju falënderoj të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat