Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse

Kosova

Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Besimtarët ortodoksë sot në gjithë botën festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet Ortodokse.

Në tempujt kishtarë ortodoks mbahen liturgji për Krishtlindjet.

Për këtë festë për besimtarët ortodoksë në Kosovë kanë uruar përfaqësues vendorë e të huaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar komunitetin ortodoks në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë ‘Për Shumë Mot Krishtlindja’. Le të ju sjellin këto Krishtlindje shëndet, paqe dhe lumturi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe për këtë festë nesër në Kosovë është ditë pushimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat