Haradinaj uron Krishtilindjet Ortodokse: Festat fetare gjithmonë kultivojnë solidaritet

Kosova

Haradinaj uron Krishtilindjet Ortodokse: Festat fetare gjithmonë kultivojnë solidaritet

Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Krishtlindje.

Ai ka thënë se të gjitha festat fetare shërbejnë për të kultivuar solidaritet mes njerëzve.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që besojnë në krishtërim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.  Me këtë rast, i uroj edhe ata të huaj që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks. Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre! Krishtëlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Këtë festë më herët e ka uruar edhe presidenti, Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat