Banorët e Çikatovës së Vjetër në pritje të drejtësisë për vrasësit e familjarëve

Kosova

Banorët e Çikatovës së Vjetër në pritje të drejtësisë për vrasësit e familjarëve

Më: 8 janar 2018 Në ora: 21:38
Ilustrim

Hajriz Morina nga fshati Çikatovë e Vjetër e Drenasit, tash e 18 vjet kërkon drejtësi për babanë e vrarë nga forcat paramilitare serbe në vitin ‘99. Ai thotë se më 17 prill të atij viti, forcat serbe, përveç babanë e tij, ekzekutuan edhe 36 bashkëvendës të tjerë, në mesin e tyre të moshuar, gra e fëmijë.

Nga ajo kohë e deri më sot, përveç deklaratave që kanë dhënë në EULEX e organe të tjera të drejtësisë, asgjë nuk ka lëvizur.

Në këtë fshat ka edhe shumë familje të tjera që kërkojnë drejtësi.

Ismet Makolli është një prej tyre. Forcat serbe atij ia vranë babanë dhe pavarësisht denoncimeve, thotë se askush nuk ka ndërmarrë diçka e aq më pak të dënohet dikush.

Drejtësi për të afërmit e vet të vrarë në luftë, kërkon edhe Habib Makolli, të cilit i janë vrarë disa anëtarë të familjes.

Të gjithë këta kanë shpresuar se ndoshta Gjykata Speciale do të merrej edhe me këto krime, andaj edhe më tej shpresojnë se ata që kryen masakrat, të vihen para drejtësisë.

Ata u bëjnë  thirrje autoriteteve të Kosovës të punojnë më shumë që drejtësia të vihet në vend. Aktualisht, në Kosovë konsiderohen edhe rreth 1600 të zhdukur nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat