Fjala konsideron nënçmim për studentët uljen e vlerës së bursës

Kosova

Fjala konsideron nënçmim për studentët uljen e vlerës së bursës

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:27
Marigona Krasniqi

(E plotësuar) - Forumi rinor i Partisë Fjala ka kundërshtuar vendimin e Këshillit drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore nga 900 në 500 euro, duke thënë se një vendim i tillë është nënçmim për studentët.

Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Marigona Krasniqi, tha se si subjekt politik shprehin shqetësimin dhe indinjatën për vendimin që studentëve të dalluar t’iu zvogëlohet bursa.

Krasniqi: Ulja e bursës në radhë të parë është nënçmim për studentit

“Ulja e bursës në radhë të parë është nënçmim për studentit, është destimulim për studentin, po ashtu është e dëmshme edhe për të ardhmen e vendit kur dihet se një rini e arsimuar është e ardhmja më e ndritur e një vendi. Bursa është meritë e studentëve për punën dhe kontributin e treguar gjatë studimeve dhe si të tillë ata duhet edhe ta marrin. Zvogëlimi i bursës së studentëve në një anë dhe rritja e pagës së kryeministrit në anën tjetër është plotësisht e pa pranueshme dhe jo e drejtë”, tha ajo.

Krasniqi tha se përderisa kryeministri Ramush Haradinaj ka pagën më të madhe në rajon dhe prapë merr vendim për të rritur pagën e tij, e sipas saj kjo është e papranueshme.

Krasniqi: Zvogëlimi i bursës është një padrejtësi e madhe

“Zvogëlimi i bursës nga 900 euro në 600 dhe tash në 500 euro është një padrejtësi e madhe që po ju bëhet studentëve, andaj ne kërkojmë që ky vendim të kthehet mbrapa dhe studentët të marrin bursën prej 900 eurove sa kishin në fillim. Ne si Fjala propozojmë që qeveria ta mbështesë arsimin në Kosovë dhe përmes Ministrisë së Arsimit duhet mbështetur Universiteti i Prishtinës. Qeveria në vend të buxhetit që po shpenzon për rritje të pagave për kabinetin qeveritar, duhet të alokojë buxhetin në arsim”, ka thënë Krasniqi.

Vendimin e Këshillit drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore nga 900 në 500 euro e ka kundërshtuar edhe organizata studentore “Reforma” gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte takuar disa studentë bursistë ku u kishte premtuar se nuk do të zvogëlohen bursat. E të njëjtin qëndrim e ka dhënë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Fjala kundërshton uljen e bursave për studentët e dalluar

Partia Fjala ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e saj për shkak të vendimit për uljen e bursës për studentët e shkëlqyer, ndërsa e ka quajtur të papranueshme vendimin për dyfishimin e pagës për kryeministrin e Kosovës.

Marigona Krasniqi, anëtare e kryesisë së partisë Fjala, tha se me uljen e bursës në radhë të parë po nënçmohen studentët, kur dihet se një rini e arsimuar është shpresë për një të ardhme më të ndritur.

“Zvogëlimi i bursës nga 900 euro në 600 dhe tash në 500 euro është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet studentëve, andaj ne kërkojmë që ky vendim të kthehet mbrapa dhe studentët të marrin bursën prej 900 eurove sa kishin në fillim", tha ajo.

Krasniqi theksoi se bursa është meritë e studentëve dhe u takon atyre për përkushtimin dhe rezultatet e arritura në studime dhe si të tillë duhet ta gëzojnë.  Ndërsa, zvogëlimi i bursës së studentëve në një anë dhe rritja e pagës së kryeministrit në anën tjetër, sipas saj, është e pa pranueshme dhe jo e drejtë.

“Paga e kryeministrit dhe e ministrave të Qeverisë së Kosovës është më e larta në rajon dhe më gjerë. Edhe paga e deputetëve është më e larta në rajon. Dhe kjo nuk i mjafton kësaj qeverie, ata marrin vendim për rritje pagash për kryeministrin dhe ministrat dhe këshilltarët politikë. Ndërsa papunësia në Kosovë është më e larta në rajon dhe Evropë. Rreth 40% e popullit të Kosovës jeton në varfëri”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat