30 mijë euro dorëzani lirojnë të dyshuarin për gazin në QKUK

Kosova

30 mijë euro dorëzani lirojnë të dyshuarin për gazin në QKUK

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:41
Bajram Tmava

Është liruar me dorëzani Naser Guri, pronari i kompanisë që dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi vdekje në QKUK.

Naser Guri, pronari i kompanisë “Bubeari Comerce”, e cila dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi disa vdekje në QKUK, është liruar me dorëzani.

Lajmin për lirimin e Gurit e bëri të ditur avokati i tij Bajram Tmava.

“Po eshte lirua- shuma e dorëzanisë eshte 30.000 euro”, tha Bajram Tmava

Vitin e kaluar Gurit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Guri dyshohet nga prokuroria për prodhimi dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat