UP-ASHAK thellojnë bashkëpunimin

Kosova

UP-ASHAK thellojnë bashkëpunimin

Më: 11 janar 2018 Në ora: 13:24
UP-ASHAK

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka vizituar sot Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku në takim me kreun e këtij institucioni Nexhat Daci biseduan për bashkëpunimin reciprok.

Ky bashkëpunim do të zhvillohet përmes hapjes së akademisë ndaj institucioneve arsimore, akademike dhe atyre shkencore-kërkimore në vend, në rajon dhe më gjerë.

Udhëheqësit e akademisë falënderuan rektorin Demaj për vizitën dhe njëherësh ofruan bashkëpunim të plotë duke potencuar përvojën pozitive në rrafshin ndërkombëtar kur bashkëpunimi në mes të ASHAK-ut, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe institucioneve tjera nga e gjithë hapësira shqiptare ka qenë i suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat