Dëshmitari e përfshin në vrasje edhe vëllain e Lahi Brahimajt

Kosova

Dëshmitari e përfshin në vrasje edhe vëllain e Lahi Brahimajt

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:11
Lahi Brahimaj dhe Ramush Haradinaj

Në Klan Kosova është transmetuar rrëfimi ekskluziv për veprimtarinë e një grupi të njerëzve, që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Ka folur njëri prej anëtarëve të këtij grupi, që tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shkumbin Mehmeti ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Ka thënë se ata kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Mehmeti po ashtu ka thënë se vrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK'së.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat