Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës pajtohet me këto kandidatura dhe në pajtim me Ligjin për Bankën Qendrore brenda 15 ditëve ia propozon kuvendit këto kandidatura”, tha Haradinaj.
Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë, nuk i përmendi emrat e propozuar për këtë post, i cili k ambetur vakant që nga shtatori i vitit të kaluar kur Bedri Hamza dha dorëheqje nga posti i guvernatorit për ta marrë pozitën e ministrit të Financave në qeverinë e Kosovës.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha per KALLXO.com se nuk është në dijeni se cilët emra janë propozuar për pozitën e Guvernatorit.
Ai tha se për këtë do të njoftohet të hënën, kur fillon zyrtarisht puna në Kuvend, pas pushimit trejavor dimëror.
Për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore kanë aplikuar 28 kandidatë.
Në mesin e të kandidauarve ka edhe emra me të kaluar politike.