MASHT-i anulon konkursin për Shkencëtarin e Vitit

Kosova

MASHT-i anulon konkursin për Shkencëtarin e Vitit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 06:53
MASHT

Për një anëtar më shumë të Komisionit, është anuluar komplet konkursi për Shkencëtar të Vitit dhe Shkencëtar të Ri të Vitit 2017, i cili do të duhej të ishte i përfunduar që në fund të vitit të kaluar.

Në Komisionin që merret me përzgjedhësit e fituesve për këto çmime, ligjërisht do të duhej të ishin 7 anëtarë, ndërsa aktualisht janë 8.

Valmir Gashi, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se edhe kjo çështje është e trashëguar.

Por, Gashi nuk e din se kur do të hapet konkursi i ri, ashtu siç nuk e din nëse do të shpërbëhet ky Komision apo do të largohet vetëm anëtari i tepërt.

Për Shkencëtar të Vitit dhe Shkencëtar të Ri të Vitit 2017, konkursi ishte hapur me datën 15 nëntor dhe do të duhej të përfundonte për 15 ditë, ku ndër procedurat tjera secili konkurrent duhej të kishte rekomandime nga shkencëtarë të tjerë apo institucione kërkimore shkencore.

Fituesi i çmimi Shkencëtari i Vitit do të merrte 2000 mijë euro, ndërsa për herë të parë ishte paraparë që çmimi tjetër, Shkencëtari i Ri i Vitit, t’u ndahet tre personave në vlerë prej 1 mijë e 500 eurosh për secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat