Jashari: Gjysmëvjetori i gjen shkollat në Skënderaj të përgatitura dhe pa ndonjë shqetësim

Kosova

Jashari: Gjysmëvjetori i gjen shkollat në Skënderaj të përgatitura dhe pa ndonjë shqetësim

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:38
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor.

Ai ka thënë se të gjitha shkollat në Komunën e Skenderajt fillimi i këtij gjysmëvjetori i gjenë të përgatitura dhe pa ndonjë shqetësim, gjë që siç ka thënë i bënë edhe më motivues në mësime.

“Të dashur Nxënës! Të dashur Mësues! Kam kënaqësinë të shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë drejt diturisë dhe një të ardhme të ndritur”.

“Urime dhe suksese të gjithë nxënësve që fillojnë sot gjysmëvjetorin e dytë shkollor.

Urime mësuesve një vit të mbarë në punën e tyre të palodhshme”, ka thënë Jashari.

“Uroj që së bashku të punojmë që ta kemi një arsim të shëndoshë, cilësor dhe produktiv. Sepse vetëm kështu mund të bëhemi konkurrentë të dijës, konkurrentë të të arriturave, që si shoqëri të ndihemi krenarë”, ka shtuar ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat