Dema: Profesor Çapriqi ishte njëri ndër poetët më të mirë të vendit tonë

Kosova

Dema: Profesor Çapriqi ishte njëri ndër poetët më të mirë të vendit tonë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:18
Basri Çapriqi

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinë”, Marjan Dema ka ngushëlluar familjen Çabriqi, duke thënë se ai me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë.

E respektuara familje Çapriqi,

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të çmuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ish-kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së, njëherësh njërit ndër poetët më të mirë të vendit tonë, prof. dr. Basri Çapriqi.

Profesor Çapriqi me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për dy mandate, por edhe si studiues, e si një poet i shkëlqyer.

Me mendje e zemër, në këto ditë kaq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat