Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dërguar telegram ngushëllimi për vdjekjen e Profesorit Basri Çapriqi.
Ministri Shyqyri Bytyqi në telegram tha se ky profesor do të mbesë në memorien e arsimit në Kosovë.
“Profesor Çapriqi një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit të lartë, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në telegram.
Çapriqi ndërroi jetë dje në moshën 58 vjeçare ndërsa, ishte studiues e kritik i letërsisë, poet e veprimtar.
I lindur në Ulqin më 1960, Basri Çapriqi është autor i shumë librave me poezi e kritikë letrare.
Ngushllime për këtë vdekje dhanë edhe lider të shtetit.