Beqaj: Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale

Kosova

Beqaj: Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:00
Besim Beqaj

(E plotësuar) - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka thënë sot se vizion i kësaj mMinistrie është që Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale, si dhe se mision është nxitja, afirmimi dhe zhvillimi i inovacioneve, ndërmarrësisë në funksion të nxitjes së zhvillimit ekonomik, rritjes së prodhimit dhe eksportit.

Po ashtu sipas tij me inovacion bëhet stimulimi i aktiviteteve inovative në Kosovë me qëllim rritjen e produktivitetit ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë dhe ndërmarrësisë efektive.

Ministri Beqaj në një konferencë për media ka thënë se ardhmja është rritja ekonomike e bazuar në ekonominë e dijes.

Beqaj: Ministria e Inovacionit ndihmon të rinjtë dhe të rejat në biznes, me fokus rritjen e fuqisë konkurruese

“Marrë parasysh që bota është duke shkuar drejt digjitalizimit, drejt ekonomisë e cila ka shumë vlerë në përgatitje të programeve softverike dhe shfrytëzimin e fuqisë njerëzore si potencial për konkurrueshmëri në treg. Ne sot për sot në Kosovë kemi një zhvillim ekonomik i cili bazohet ën fuqinë punëtore, por kjo fuqi punëtore është trajnuar, por jo e shfrytëzuar në masën e duhur. Andaj, në këtë drejtim ne konsiderojmë që Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi me buxhetin  saj dhe me rrjetën të cilën tashmë e ka krijuar, të ndihmon që rinia jonë, të rinjtë dhe të rejat tona si dhe grat në biznes të jenë fokus për rritjen e fuqisë konkurruese të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai beson se Kosova do të ketë rritje ekonomike afat gjate substanciale  për mes shfrytëzimit të faktorit njeri, i cili theksoi se kanë për synim që ta rangojnë Kosovën në listën botërore për inovacion.

Beqaj: Ministria ka synim  që në një periudhë afat mesme ta liston Kosovën në rangimet botërore për inovacion

“Normalisht kjo rritje ekonomike që ne po themi për çdo vit se duhet të kalon atë pesë përqindëshin ose gjashtë përqindëshin, ne besojmë që të kemi rritje afat gjate substanciale ekonomike për mes shfrytëzimit të faktorit njeri, i cili do të bënte koordinimin maksimal të asaj që quhet IT, kjo e cila bënë ndërlidhjen e të gjitha softuerëve, makinave, pajisjeve dhe njerëzve në drejtim të përfitimeve ekonomike. Pra ministria ka këtë synim  që në një periudhë afat mesme ta listojmë Kosovën në rangimet botërore për inovacion”, ka thënë ai.   

Beqaj ndër të tjera tha sektorët me prioritet, janë energjia, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, transporti, edukimi, agrikultura dhe TIK me një fond mbi 9 milionë euro.

Beqaj: Vizion yni është që Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale

“Si vizion yni është që Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale. Ne besojmë që me fondin tonë dhe orientimet tona që i kemi do të fokusohemi në disa prej sektorëve, nuk do të ketë sektor i cili nuk do të preket”, theksoi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka folur edhe për punën tre mujore nga viti i kaluar që kanë krijuar bazën ligjore dhe krijimin e stafit.  Ai tha se fillimisht do të krijohen katër qendra inovative, në Prizren, Pejë, Prishtinë dhe në Mitrovicë. 

***

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka thënë sot se misioni i kësaj ministrie është nxitja, afirmimi dhe zhvillimi i inovacioneve, ndërmarrësisë në funksion të nxitjes së zhvillimit ekonomik, rritjes së prodhimit dhe eksportit.

Po ashtu sipas tij me inovacion bëhet stimulimi i aktiviteteve inovative në Kosovë me qëllim rritjen e produktivitetit ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë dhe ndërmarrësisë efektive.

Sektorët me prioritet, ai tha se janë energjia, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, transporti, edukimi, agrikultura dhe TIK.

Sot ekonomia e bazuar në resurse natyrore dhe ekonomi reale, fuqi e limituar konkurruese , struktura e popullsisë e dominuar nga rinia dhe sipas ministrit Beqaj vizioni është se Kosova është qendër rajonale e zhvillimit të ekonomisë digjitale.

Në një konferencë për media Beqaj tha se e ardhmja është rritja ekonomike e bazuar në ekonominë e dijes.

“Ajo çka na ka shtyrë si parti politike dhe si profesionistë të kësaj fushe ne kemi themeluar këtë ministri drejt digjitalizimit si potencial për konkurrueshmëri në treg. Andaj në këtë drejtim mision është stimulimi i të rinjve për biznes”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai tha se nuk ka sektor që nuk do të ketë ndikim nga fondet e Ministrisë së Inovacionit. Ministri Beqaj ka folur edhe për punën tre mujore nga viti i kaluar që kanë krijuar bazën ligjore dhe krijimin e stafit. Fondi për inovacion është mbi 9 milionë euro.

 Ai tha se fillimisht do të krijohen katër qendra inovative, në Prizren, Pejë, Prishtinë dhe në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat