Walker: Do të vij në Reçak sa të më mbajë shëndeti

Kosova

Walker: Do të vij në Reçak sa të më mbajë shëndeti

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:33
Ambasadori Walker viziton varrezat në Reçak në vitin 2010

Ish-Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker vizitoi Reçakun në 19 vjetorin e masakrës së bërë në këtë fshat.

Walker që kishte denoncouar në komunitetin ndërkombëtar ndodhitë në Reçak, vitin e kaluar është nderuar me një statujë në këtë fshat të Komunës së Shtimes.

Në akademinë përkujtimore që po mbahet për viktimat e kësaj masakre, Walker tha do të donte të kishte edhe më shumë pjesëmarrës në përkujtim.

“Edhe pse gjthmonë është ditë e ftohtë vijnë me qindra njerëz për homazhe. Sot jam shumë i lumtur që të zgjedhurit e qytetaëve janë këtu për t’ju dhënë nderimet e tyre të rënëve të Reçakut. Por në anën tjetër i zhgënjyer që nuk janë të tjerë. E kuptoj që këto ditë janë të vështira por nuk mund ta pranoj mos-pjesëmarrjen e tyre”, tha Walker.

Ai po ashtu paralajmëroi një gjest simbolik që do ta bëjë në këtë akademi përkujtimore.

“Një vajzë e njërit nga të rënët ma dhuroi një lule dhe unë dua që këtë t’ja dhuroj presidentit të Kosovës me qëllum që ai ta mbaj në librin e tij dhe gjthmonë t’i përkujtoj të rënët e Reçakut”, tha Walker.

Në këtë akademi folën edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat