Përurohet qendra e rinovuar Down Syndrome Kosova

Kosova

Përurohet qendra e rinovuar Down Syndrome Kosova

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:40
Përurohet qendra e rinovuar Down Syndrome Kosova

(E plotësuar) - Shoqata Down Syndrome Kosova ka hapur sot hapësirat e rinovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromën Down, projekt ky i realizuar me ndihmën e Kryesisë së Këshillit turk.

Drejtoresha e Down Syndrome, Sebahate Beqiri, e vlerësoi këtë financim nga ana e Turqisë dhe u shpreh mjaft e kënaqur me  projektin e ri.

Beqiri:  Ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, tha ajo.

I  pranishëm në këtë përurim ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe  Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili ka shprehur gatishmërinë për t’iu ndihmuar këtyre fëmijëve për një edukim të mirëfilltë.

Bytyqi:  Mbështetja e fëmijëve  përtej përgjegjësisë- është MISION

“Përveç përgjegjësisë që e kemi për të krijuar kushte për kategorinë e fëmijëve me nevoja të veçanta, është përtej përgjegjësisë, është mision dhe ky mision neve na bënë dyfish përgjegjës, që të angazhohemi tërë kohën tonë  që përkushtimi ynë t’iu krijojë kushte të nevojshme të rinjve tanë”, tha ai.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ka shprehur përkushtimin e saj për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar Kosovën.

Kiliç:  Turqia shtet mik i Kosovës

“Këtë projekt pranojeni si  një dhuratë të  Republikës së  Turqisë, të popullit të Turqisë... Ministria e Arsimit dhe po ashtu institucionet e tjera të Kosovës le ta shohin Turqinë si shtet mik, si shtet vëlla të Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa Cem Sinan Barim nga ushtria turke,  ka pohuar se Turqia e ka përkrahur Kosovën dhe do ta përkrahë edhe në vazhdim.

Barim: Turqia është pranë Kosovës prej 19 vitesh

“Turqia qe nëntëmbëdhjetë vite është pranë vëllezërve kosovarë, edhe pas kësaj ditë do të jetë afër nesh. Si përfundim dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt”, tha ai.

Krejt në fund, drejtoresha Beqiri në shenjë falënderimi ndau mirënjohje për ambasadoren, komandantin dhe mbështetësit tjerë të  këtij projekti.

Sindroma Down është kusht gjenetik. Trupi i njeriut është i përbërë nga qelizat. Çdo qelizë në trupin e njeriut ka 46 kromozome, 23 kromozome të trashëguar nga njëri prind dhe 23 të tjera të trashëguar nga tjetri prind. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të bashkangjitet një kromozom shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si rezultat individi ka 47 kromozome në çdo qelizë ose në një pjesë të qelizave të trupit të tij.

Termi sindromë nënkupton një varg karakteristikash të cilat shfaqen së bashku. Për herë të parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik të dr. Longdon Down, në vitin 1886, për nder të të cilit është emërtuar me po këtë emër.

Sindroma Down nuk është sëmundje, ndaj dhe nuk ofrohet kurë mjekësore për të. 

Përurohet qendra e rinovuar Down Syndrome Kosova

Shoqata Down Syndrome Kosova ka hapur sot hapësirat e rinovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromën Down, projekt ky i realizuar me ndihmën e Kryesisë së Këshillit turk.

Drejtoresha e Down Syndrome, Sebahate Beqiri, e vlerësoi këtë financim nga ana e Turqisë dhe u shpreh mjaft e kënaqur me  projektin e ri.

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ishte kjo thënia me të cilën Beqiri ka shpalosur kënaqësinë që i jep puna e saj me fëmijët e prekur nga kjo sindromë.

I pranishëm në këtë përurim ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se janë duke bërë përpjekje maksimale që të bëjnë një përfshirje të të gjithë fëmijëve me nevoja të veçanta sepse ata kanë nevojë për përkushtim.

“Ky mision na bën dyfish përgjegjës që këtyre të rinjve tanë t’iu krijojmë kushte të përshtatshme. Ne kemi obligim që t’ju ofrojmë shërbime”, tha ai.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, e cila tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe.

“Sot ndjej kënaqësinë e hapjes edhe të një projekti të Kryesisë së Këshillit turk në Kosovë, është projekt mjaft me rëndësi. Kjo nuk është vetëm një punë 8 orëshe por është një punë që kërkon përkushtim. Këtë projekt pranojeni si dhuratë prej popullit të Turqisë”, tha ajo.

Ndërsa, Cem Sinan Barim ka pohuar se Turqia e ka përkrahur Kosovën dhe do ta përkrahë gjithmonë.

“Turqia qe 19 vite është pranë shtetit të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë”, tha ai.

Krejt në fund, drejtoresha e kësaj qendre ndau mirënjohje për Kryesinë e Këshillit turk dhe për mbështetësit e kësaj qendre.

Sindroma Down është kusht gjenetik. Trupi i njeriut është i përbërë nga qelizat. Çdo qelizë në trupin e njeriut ka 46 kromozome, 23 kromozome të trashëguar nga njëri prind dhe 23 të tjera të trashëguar nga tjetri prind. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të bashkangjitet një kromozom shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si rezultat individi ka 47 kromozome në çdo qelizë ose në një pjesë të qelizave të trupit të tij.

Termi sindromë nënkupton një varg karakteristikash të cilat shfaqen së bashku. Për herë të parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik të dr. Longdon Down, në vitin 1886, për nder të të cilit është emërtuar me po këtë emër.

Sindroma Down nuk është sëmundje, ndaj dhe nuk ofrohet kurë mjekësore për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat