Kryeministri Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kosova

Kryeministri Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:36
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, thuhet në njoftim.

Kjo mbledhje mbahet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.

Edhe Serbia ka mbajtur sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Situata në veri paraqitet tash për tash e qetë, por e brishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat