Ministri I Puënve të Jashtme i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli sot ka marrë një vendim. Zv.kryeministri e shefi I diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka marrë një vendim me të cilin i kthen në Kosovë disa diplomat.
Në mesin e tyre janë edhe Ajmane Veseli kunata e Kadri Veselit, Fatmire Musliu motra e deputetes Ganimete Musliu, Astrit Zemaj, vëllau i Armend Zemjat, Asdren Gashi, vëllau i Arben Gashit e të tjerë.
Mandati i diplomateve te poshteshenuar perfundon me 31.08.2018 qe nenkupton se te gjithe te poshteshenuarit duhet te kthehen ne Kosove dhe kjo date nderlidhet me vijimesine e femijve te tyre ne shkolla te vendeve ku punojne.
Ditë më parë vetë Pacolli kishte deklaruar në një intervistë televizive se një numër i diplomatëve do të zavendësohen.
Lista e diplomatëve të cilët me vendim të Behgjet Pacollit, përfundojnë misionet e tyre diplomatike në vendet evropiane dhe kthehen në Kosovë janë:
Rrahim Morina
Mitat Fejza
Lulzim Rifaj
Ali Kamberi
Yllka Geci
Amir Haziri
Asdren Gashi
Frymzim Isufaj
Valeza Oruqi
Astrit Zemaj
Mustafe Avdiu
Ajmane Veseli
Mustafe Xhemaili
Fatmire Musliu
Besnik Miftari
Blerim Canaj
Rexhep Bajraktari
Lendita Haxhitasimi
Florim Gashi