Vushtrri, LDK-ja feston 28 vjetorin e themelimit

Kosova

Vushtrri, LDK-ja feston 28 vjetorin e themelimit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar 28 vjetorin e themelimit në Vushtrri.

Në këtë festë nuk ishte i pranishëm kryetari i partisë Isa Mustafa, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë Hysni Gerguri, tha se “lutemi që shpejti kryetari i partisë Isa Mustafa të bashkëngjitet në kremtime të tilla”.

Nënkryetari i partisë njëherësh kryetar i Komunës se Podujevës, Agim Veliu, tha se “individë të pushtetit po luftojnë vetëm për interesa të tyre duke e izoluar Kosovën”.

Kështu tha Veliu duke aluduar në nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, falënderoi qytetarët për besimin e dhënë ndaj tij.

Ai poashtu falënderoi partnerët e koalicionit, Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në, NISMA-n dhe AKR-në për bashkëpunimin duke premtuar se do ta shndërrojë Vushtrrinë në një qytet modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat