Dimri sapo ka filluar, reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe nesër

Kosova

Dimri sapo ka filluar, reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe nesër

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:11
Ilustrim

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme ishin më se të nevojshme dhe aq shumë të dëshiruara. Por çfarë pritet tani?

Rritja e presionit ajror në mbrëmje do të thotë se reshjet do të pushojnë shkurtimisht. Nuk priten zbritje të temperaturave sepse do të vije cikloni tjetër menjëherë ditën e nesërme.

Sonte do të jemi mes dy cikloneve,  ky që po ik dhe tjetri që do vije nesër. Pra nesër pritet rifillimi i reshjeve të cilat nëse ngritet temperatura do të mund të jenë në formë shiu në shumë rajone apo të përziera, megjithatë shumë shpejt pritet depërtimi i vorbullçs së ardhshme ciklonike e shoqëruar me frontin e ftohtë atmosferik që si pasojë do të kemi prapë reshje të dendura bore në shumicen e territorit të Kosovës dhe rrebeshe të fuqishme shiu në Shqipëri.

Reshjet e borës do të përfshijnë edhe pjesë të mëdha të Shqipërisë por nuk mund të sigurojmë se ato do të arrijnë ultësirën Perëndimore edhe pse gjasa ka, njofton  Meteoballkan.

Reshje do të ketë edhe në Maqedoni fillimisht shi e pastaj reshje bore. Me kalimin e vorbulles ciklonike do të fillojnë erërat e fuqishme veriperëndimore dhe veriore të cilat do të kushtësojnë zbritje të temperaturave.

Pra edhe nesër reshje të përziera shiu e bore e pastaj reshje të dendura bore në tërë Kosovën. Fantazitë dimërore vazhdojnë këtë fundjavë madhështore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat