Bllokohet një autobus me nxënës nga bora në Brevozicë

Kosova

Bllokohet një autobus me nxënës nga bora në Brevozicë

Nga: A.ZH Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:17
Pamje nga Brezovica

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se situata e reshjeve të dendura të borës ka sjellë probleme në gjithë Kosovën, e kjo me theks të veçantë po haset në vendet malore.

Ai ka hënë se në Brezovicë, kompania e mirëmbajtjes nuk ka arritur me kohë të bëjë pastrimin e rrugës dhe si rrjedhojë e kësaj janë bllokuar nxënës të cilët kanë qenë në pikën turistike, përcjell Bota sot.

“Një rast specifik është Brezovica, për shkak të makinave që janë parkuar në mënyrë të parregullt, kompania e mirëmbajtjes nuk ka arritur me kohë të bëjë pastrimin e rrugës dhe si rrjedhojë e kësaj janë bllokuar nxënës të cilët kanë qenë në pikën turistike të Brezovicës. Me këtë rast dëshirojë t'i sigurojë të gjithë familjarët e nxënësve që jam në kontakt personalisht me të gjithë faktorët për të bërë të mundur që të lëvizin autobusët dhe automjetet tjera në drejtimet e tyre pa pengesa e pa u rrezikuar jeta e askujt.  Ju bëjë thirrje të gjithëve që të jenë bashkëpunues e ndihmues në këtë rast dhe të tjera si kjo. Siguria në rrugë është detyrim i të gjithëve”,? ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat