Pas shumë dështimeve, Rahoveci zgjedh kryesuesin e Kuvendit

Kosova

Pas shumë dështimeve, Rahoveci zgjedh kryesuesin e Kuvendit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 23:37
Kuvendi Komunal i Rahovecit

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur sonte në orët e vona mbledhjen e radhës, pasi dështoi disa herë ta zgjedhë kryesuesin, duke rrezikuar madje edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Në mbledhje zgjodhi kryesues Afrim Dinën. Përndryshe, nëse sonte deri në mesnatë nuk do të arrinte të zgjidhte kryesuesin, Rahoveci do të shkonte prapë në zgjedhje.

Konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo kjo komunë deri tani nuk kishte arritur që ta zgjedh kryesuesin e Kuvendit.

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat