Ky është nxënësi nga Malisheva që zgjodhi detyrën me përfundimin “Happy New Year 2018”

Kosova

Ky është nxënësi nga Malisheva që zgjodhi detyrën me përfundimin “Happy New Year 2018”

Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:55
Albion Krasniqi

Quhet Albion Krasniqi dhe vjen nga komuna e Malishves. Maturanti i gjimnazit ‘Hasan Nahi’ në Prishtinë njihet për zgjuarsinë që e ka në lëndën e matematikës, pasi që nga shkolla fillore ka filluar të marr pjesë në gara komunale e kombëtare, ku ka treguar talent dhe arritje  të jashtëzakonshme.

Por, sukseset e tij nuk ndalen me kaq.

Ai ka marrë pjesë edhe në olimpiadën ndërkombëtare shkencore të quajtur ISWEEEP në Texas të SHBA-ve ku në mesin e 130 shteteve, Albioni fitoi medalien e Bronzit, si përfaqësues i Kosovës.

Dëshira për të studiuar jashtë Kosovës, ka bërë që Albioni të aplikojë në SHBA dhe arriti të fitojë bursë  në Minerva Schools at Kgi,  Allegheny College dhe Suny Oswego University.

Vlerat e bursave nga këto universitete kanë arritur rreth 300.000$ dhe është në pritje të përgjigjjes edhe nga disa universitete të tjera.

Së fundmi, Albioni ka arritur ta zgjedhë një detyrë rezultati i të cilës ishte përgjigja “Happy New Year 2018” (Urime Viti i Ri 2018)!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat