FSK tregon se si i evakuoi gjatë natës nxënësit nga Prevalla

Kosova

FSK tregon se si i evakuoi gjatë natës nxënësit nga Prevalla

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:57
Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles.

"Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri  në Gjakovë. Grupi i nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit", thuhet në njoftim.

Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat