Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë destabilitet, e kemi gjendjen nën kontroll

Kosova

Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë destabilitet, e kemi gjendjen nën kontroll

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se situate e sigurisë në Kosovë është e mirë. Ai ka thënë se përkundër ngjarjeve të fundit, siç ishte edhe vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq, gjendja në Kosovë është e qetë.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë një konference për media me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai komentoi kështu, kur u pyet nga gazetarët lidhur me raportimet se Kosova mund të ketë destabilitet në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë.

“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe të sigurisë konfirmojnë se situate e sigurisë në Kosovë është stabile është e qetë. Vrasja e zotit Oliver Ivanoviq është marrë seriozisht nga institucionet e vendit mirëpo nuk ka asnjë paralajmërim për destabilizim në Kosovë. E vërejtët që edhe vizita në e zotit Vuçiq ishte korrekte edhe besojmë edhe porosia nga kjo vizitë është e qartë që përgjegjësitë për të gjithë në Kosovë i ka Kosova.  Përgjegjësitë i zotërojmë me kujdes”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat