VV: Pjesëmarrja në zgjedhje, shifër rekorde

Kosova

VV: Pjesëmarrja në zgjedhje, shifër rekorde

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:31
Adnan Rrushtemi

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje, Adnan Rrushtemi, foli për një “pjesëmarrje rekord” të votuesve në zgjedhjet e djeshme për kryetar të partisë.

Albin Kurti u konfirmua kryetar i Vetëvendosjes me mbi 98 % të votave duke qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë, por dyshime në rrjetet sociale u ngritën të dielën në mbrëmje rreth numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje.

Rrustemi sot në një konferencë për shtyp tha se procesi i djeshëm ishte “më i miri i organizuar ndonjëherë” për kryetar të partisë.

Kjo është hera e tretë që VV mban zgjedhje për kryetar sipas parimit “një anëtar një votë” pas atyre të vitit 2011 dhe 2015.

Sipas Rrustemit, në zgjedhjet e djeshme kanë votuar 10.606 anëtarë të VV-së, apo 33.83 % përderisa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2015, sipas tij, ishte mbi 27 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat