Ministri Sefaj thotë se nuk do të ketë kompromis për shkelësit e rregullave të trafikut

Kosova

Ministri Sefaj thotë se nuk do të ketë kompromis për shkelësit e rregullave të trafikut

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:03
Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se nuk do të ketë kompromis për ata që shkelin rregullat e trafikut, dhe konsideron se rregullat e reja do të ndikojnë direkt në rritjen e sigurisë në trafik.

Sefaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje tek qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës.

“Zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante. Organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera ku pengohet qarkullimi i lirë i këmbësoreve dhe shërbimeve emergjente në kryerjen e detyrave të tyre. Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion. Prandaj, lus qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat