BE dhe KE prezantojnë vlerësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë

Kosova

BE dhe KE prezantojnë vlerësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 06:02
Ilustrim

Zyrat e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Prishtinë do të prezantojn “Raportin e hollësishëm te vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë”. 

Raporti mbulon çështjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor në Kosovë duke analizuar resurset financiare dhe njerëzore, organizimin dhe lëndët e mbetura në gjykata dhe prokurori. 

Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar në bazë të skemës së vlerësimit, e dizajnuar nga Komisioni per Efikasitet ne Drejtesi 

(CEPEJ) me qellim të kuptimit dhe vlerësimit të sistemeve gjyqësore. Në raport paraqiten të gjeturat dhe rekomandimet. 

Ngjarja organizohet në kontekstin e Instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti horizontal), nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, që paraqet instrumentin kryesor për promovimin e standardeve të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit të Evropës në regjion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat