SHBA dhuron donacion instrumente kirurgjike për Klinikën e ORL-së

Kosova

SHBA dhuron donacion instrumente kirurgjike për Klinikën e ORL-së

Më: 25 janar 2018 Në ora: 12:11
Donacioni është iniciuar dhe realizuar nga EugeneMyers

Klinika e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka pranuar një donacion me instrumente kirurgjike për Kirurgji të Qafës dhe Sinuseve Paranazale, nga “Brother’s Brother Fondation” të SHBA-së.

Donacioni është iniciuar dhe realizuar nga EugeneMyers, nga Qendra Mjekësore Universitare e Pitsburgut SHBA, falë bashkëpunimit  dhe mbështetjes të ofruar nga ambasadorja  e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Profesor Myers ishte në vizitë në Kosovë dhe Klinikën e ORL-së,  vitin e kaluar, në  shoqërim dhe përcjellje të Prof. Adem Limanit, ku edhe mbajti një ligjëratë profesionale nga lëmi i Onkologjisë së Kokës dhe Qafës. Që nga atëherë Myers premtoi se do të angazhohet për ta ndihmuar Klinikën ORL-së.  

SHSKUK dhe Klinika e ORL-së falënderojnë  Myers, “Brother’s Brother Fondation” dhe Ambasadën e Kosovës në SHBA për realizimin e këtij donacioni të vlefshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat