Memorandum për mbështetjen në aksidente ajrore dhe hekurudhore

Kosova

Memorandum për mbështetjen në aksidente ajrore dhe hekurudhore

Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:22
Pamje nga Prishtina

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në zyrën e kryeministrit, në përputhje me obligimet ligjore, ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili rregullon mënyrën e ofrimit të mbështetjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës për KHAIA, në rast të ndonjë aksidenti ajror ose hekurudhor në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj, dhe Mirsim Beqiri kryesues i KHAIA-s.

“Mbështetja do të ofrohet nga njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur, kutive të zeza si dhe materialeve të tjera, objekt i hetimeve dhe kërkimeve të KHAIA-së. Gjithashtu FSK do të mbështes KHAIA-në në transportin e mbetjeve  në rast të një aksidenti të fluturakeve dhe trenave nga vendi i transportit deri në lokacionin e caktuar nga KHAIA”, thuhet në njoftim.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe të Hekurudhave në Zyrën e Kryeministrit ka përgjegjësi për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Ajrore dhe Hekurudhore në Republikën e Kosovës, hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve kudo në botë për avionët dhe trenat e regjistruar në Republikën e Kosovës si dhe marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit kudo në botë nëse ndodhë një aksident me viktima nga qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat