Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës

Kosova

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës

Më: 29 janar 2018 Në ora: 12:04
Anne Huhtamaki

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Ai e falënderoi ambasadoren finlandeze për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, kreu i ekzekutivit  theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat