Kuvendi Komunal i Prishtinës mblidhet të enjten për ndotjen e ajrit

Kosova

Kuvendi Komunal i Prishtinës mblidhet të enjten për ndotjen e ajrit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Kuvendi i Komunës së Prishtinës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme më datë 1 shkurt, ditë e enjte, në orën 15:00.

Gjendja alarmante e ajrit në kryeqytet ka bërë që asamblistët e Kuvendit ?omunal të  Prishtinës të mblidhet për të diskutuar për këtë çështje.

KTV ka siguruar dokumentin ku shihet se pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Ndryshe, cilësia e ajrit në Prishtinë po vazhdon të keqësohet edhe ditën e sotme. Derisa dje ajri i Prishtinës rangohej në kategoritë e parafundit të ndotjes së ajrit, në mëngjesin e sotëm ajo ka kaluar të gjitha kategoritë.

Sipas matësve të ajrit, Prishtina sot është qyteti me ndotjen më të madhe të ajrit në botë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat