Zyrtari i MMPH e quan propagandë, thotë se kadisa qytete më të ndotura se Prishtina - Bota Sot
Zyrtari i MMPH e quan propagandë, thotë se kadisa qytete më të ndotura se Prishtina

Kosova

E hënë, 20 gusht 2018

Zyrtari i MMPH e quan propagandë, thotë se kadisa qytete më të ndotura se Prishtina

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:42
Ajri i ndotur, sot, në Prishtinë

Edhe pse kryeqyteti i Kosovës po përballet me vlerën e rrezikshme të ndotjes së ajrit, kryeshefi i agjencisë për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ilir Morina thotë se ka disa qytete tjera në rajon që janë më të ndotura se Prishtina.

“Ndotja është rezultat i situatës meteorologjike. Burimet e ndotjes janë të njëjta përveç dimrit sa Më shume ftohet moti ajri është më i dëmshëm”, tha kryeshefi Morina.

Në anën tjetër Morina pretendon se po bëhet propagandë me faktin se Prishtina është qyteti më i ndotur në botë.

“Prishtina nuk është qyteti më i ndotur siç po propagandohen në botë. Është edhe Shkupi me ndotje më të madhe se Prishtina. Kemi çdo ditë ndotje më të madhe në Tetovë, Shkup, Tiranë, Beograd, Budabest etj”, shtoi ai.

Megjithatë në matësin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë figuron se kryeqyteti i Kosovës së bashku me kryeqytetin e Indisë mbajnë dy pozitat e para në botë për vlerën e ndotjes së ajrit.

Këto komente Morina i bërë para deputetëve të komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ku është duke u raportuar në lidhje me ndotjen e ajrit që kohët e fundit është dukshëm më i lartë e i rrezikshëm.

Sipas ministres Reshitaj, ky problem është i trashëguar me vite, përderisa thotë se është për një plan me hapat që duhet ndërmarrë, e ku pjesë e këtij plani janë edhe institucione tjera.

“Ne brenda planit kemi fillu takimet me institucione relevante kemi takuar ministra dhe jemi dakordu që të marrim masa konkrete. Kemi bërë takime me KEK-un pastaj kemi taku shoqërinë civile.  Kjo situatë ka sjell nevojën për trajtim të veçantë të këtij problemi, është hera e parë që jam mundu të bëjë presion që në Kosovë ti jepet përparësi mjedisit”, tha në fjalën e saj para deputetëve ministrja Reshitaj.

Edhe pse thotë që kanë krijuar një task forcë dhe kanë identifikuar disa pika ndotëse, Reshitaj e pranon që ende nuk e kanë gjetur ndotësin kryesor.

“Me krijimin e task forcës e kemi zyrtarizu bashkëpunimin ndërministror. Kemi bërë identifikimin e pikave më ndotëse, në disa qytete kanë dal rezultatet e përafërta me Prishtinën. Ndotësi më i madh në RKS ende nuk është gjetur”, tha Reshitaj e cila shtoi se trajtimi i ndotjes së ajrit kërkon kohë.

Një nga vendimet e marra është edhe përdorimi sa më i pakët i veturave brenda qytetit si dhe pengimi i shitjes së thëngjillit nga kompanitë ilegale.

“Me komunën e Prishtinës kemi fillu një bashkëpunim dhe kemi bërë identifikimin e 100 pikave të ndotjes. Po definohet se si të reduktohet numri i makinave në Komunën e Prishtinës. Të pengojmë shitjen e thëngjillit nga kompanitë ilegale që veprojnë në vendin tonë”, shtoi Reshitaj

Në mbledhjen e komisionit ku po diskutohet për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit është duke marrë pjesë edhe Arbren Gjukaj, drejtor i KEK-ut si dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Sipas drejtorit të KEK-ut, kjo e fundit ka bërë djegie të kontrolluar.

KEK bënë djegie të kontrolluar dhe në bazë të Ligjit e normave. Në Kosovën A ne kemi matje online ne i plotësojmë standardet ligjore në vendin tonë. Ndotja ka qenë shumë më e ulët në Obiliq sesa në Prishtinë. Prishtina nuk mund të ndotet nga KEK”, tha Gjukaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test