Veseli takohet me Apostolovën, flasin për agjendën evropiane

Kosova

Veseli takohet me Apostolovën, flasin për agjendën evropiane

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:09
Kadri Veseli

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi për angazhimet dhe prioritetet ë punës së Kuvendit gjatë këtij viti.

Kreu i Kuvendit e njohu përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa konfirmoi përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane.

Në funksion të kësaj, Veseli shprehu zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë relevantë.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat