Shllaku: Gjendja aktuale e ajrit asgjë e re, dikur mungonte aplikacioni për të dëshmuar shifrat

Kosova

Shllaku: Gjendja aktuale e ajrit asgjë e re, dikur mungonte aplikacioni për të dëshmuar shifrat

Më: 30 janar 2018 Në ora: 21:43
Ilustrim

Eksperti i Ekologjisë, Luan Shllaku ka thënë se kjo gjendje e ambientit të ndotur në kryeqytet nuk është asgjë e re.

Sipas Shllakut ndotje të ajrit kishte edhe disa dekada më parë por në atë periudhë nuk kishte aplikacione të tilla të telefonave që do të figuronin shifra të gjendjes së ajrit sic po ndodhë sot nga projekti i Ambasadës Amerikane.

Këto deklarime Shllaku i dha në Zona B të Baton Haxhiut ndërsa po debatonte rreth krizës së ajrit të ndotur.

”Shkaktar i ndotjes mund të jetë pluhuri por kjo nuk është faktori i vetëm, shkaktari i dytë  i ndotjes është trafiku me makinat të cilat kanë më shumë se 10 vjet”.

”E shkaktari i tretë mund të jetë edhe në sezonën dimërore javën amvisëritë, bizneset që djegin dru”.

”Nga këto shkaktar kemi edhe termocentralet në verë, por kemi makina më shumë për shkak të diasporës”.

”Ambasada Amerikane ka realizuar një aplikacion që tashmë po u shërben të gjithëve përmes telefonit”.

”Nuk është asgjë e re, kjo situatë ka qenë edhe për të paktën 30 deri 40 vjet më parë por nuk kishim atëherë një aplikacion që dëshmonte dicka të tillë”.

”Ndryshimi është situata klimatologjike, që do të thotë gjithcka është në qetësi, ajri i ftohtë dominon”.

”Situata e sotme meteorologjike është vaskë.  Në këtë situatë ne duhet të veprojmë. Kam mendimin tim por assesi s’duhet ta dominojë në opinionin e të tjerëve”, shprehet Shllaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat