Ambalazhuesit e ujit thonë se është e pavërtetë që qeveria ua fali 57 milionë euro - Bota Sot
Ambalazhuesit e ujit thonë se është e pavërtetë që qeveria ua fali 57 milionë euro

Kosova

E enjte, 22 shkurt 2018

Ambalazhuesit e ujit thonë se është e pavërtetë që qeveria ua fali 57 milionë euro

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Ambalazhuesit e ujit, të cilëve u tha se qeveria ua fali 57 milionë euro borxhe, thonë se kjo është e pavërtetë. Sipas tyre, kjo shifër ka dalur nga të dhëna hipotetike

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës deklaruan kështu në një konferencë për media, pas vizitës në fabrikën e ujit Bonita në Lipjan.

Sipas ambalazhuesve, shuma në fjalë është nxjerrë nga një analizë e cila ka ofruar tre shuma të ndryshme hipotetike në bazë të ambalazhimit të ujit me kapacitet prodhues 24 orë, 12 orë dhe 8 orë për 300 ditë.

“Shuma e përmendur është përllogaritur nga hipoteza se kompanitë e ambalazhimit kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota”.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tha se asnjë kompani vendore e ambalazhimit nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë, “përkundrazi shumica e ambalazhuesve të ujit punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit”.

Në këtë prononcim u tha se tregu i ujit në Kosovë vlerësohet afër 11 milion Euro.

“Ambalazhuesit vendorë mbulojnë vetëm 30 %-40 % të këtij tregu, apo shprehur ndryshe kanë qarkullim vjetor prej 4 deri 5 milion euro. Me shumën e supozuar të faljes së borxheve, ambalazhuesit e ujit do të duhej të kishin qarkullim vjetor afër 70-80 milion euro në vit”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test