Qaush Balaj zgjidhet kryesues i Kuvendit të Istogut

Kosova

Qaush Balaj zgjidhet kryesues i Kuvendit të Istogut

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:33
Kuvendi

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Istogut të mbajtur sot, këshilltarët e Kuvendit komunal kanë zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kryesuesin e ri të Kuvendit, Qaush Balaj.

Siç njofton Komuna e Istogut, lidhur me pikën e rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit, procesi i votimit u bë në mënyrë të fshehtë.  Pas raundit të tretë të votimit  në të cilin morën pjesë 26 anëtarë, votuan 18 anëtarë, ndërsa abstenuan 8 nga anëtarët prezent.  Komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit konstatoi se me 18 vota për dhe 8 abstenim kryesues i kuvendit u zgjodh  Qaush Balaj.

Me këtë rast kryesuesi i ri i kuvendit, Qaush Balaj ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë, duke premtuar se funksionin e tij do ta ushtrojë në pajtim të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës si dhe dispozitat e tjera ligjore që rregullojnë funksionimin e kuvendit të komunës.

Sot ishte dita e fundit që Kuvendi Komunal i Istogut të zgjidhte kryesuesin, në të kundërtën Istogu do të shkonte sërish në zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat