Kosova shënon Ditën Evropiane të numrit emergjent 112

Kosova

Kosova shënon Ditën Evropiane të numrit emergjent 112

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 07:19
Ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112.

Kjo që është caktuar të shënohet me 11 shkurt që nga viti 2009 me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit për numrin emergjent evropian 112.

Ngjarjet promovuese dhe njoftuese do të realizohen në tri komuna: Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan. Ngjarja në  Zveçan mbahet më 8 shkurt ndërsa në Prishtinë dhe Gjilan më 9 shkurt.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës, OJQ-ve, nxënës të shkollave fillore dhe të organizatave tjera që merren me çështjet emergjente si dhe qytetarët e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat