Ramiz Lladrovci kërkon falje!

Kosova

Ramiz Lladrovci kërkon falje!

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:18
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar falje.

Lladrovci, kërkon falje ndaj asamblistëve për hyrjen pa paralajmërim në seancën e Kuvendit të Komunës me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç, deri sa ishte duke u zhvilluar seanca e rregullt e mbledhjes së Kuvendit Komunal.

Më 30 Janar 2018, në vizitë zyrtare, kryetari Lladrovci ka pritur në zyre, ambasadoren turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ku këtë ditë ishte duke u mbajtur edhe seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Pas takimit zyrtar, sipas protokollit, kryetari Lladrovci ka shoqëruar ambasadoren në dalje.

“Hyrja në mbledhje ishte e paplanifikuar më parë, por kishte për qëllim shprehje respekti ndaj legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës dhe Ambasadores e assesi pengim të punës së Asamblesë” thuhet në një komunikatë të Komunës së Drenasit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat