Akuza të rënda për Lladrovcin nga disa asamblistë në Drenas

Kosova

Akuza të rënda për Lladrovcin nga disa asamblistë në Drenas

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:08
Akuza për shkelje të ligjeve ka edhe asamblisti, Xhavit Drenori

Është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Drenas, e thirrur nga opozita.

Asamblisti, Sokol Bylykbashi, nga Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur akuza ndaj kryetarit Ramiz Lladrovcit, duke thënë se janë duke u bërë një seri shkeljesh në komunë, siç janë ndërhyrja në “KF Ferronikeli”, ndërprerja e kontratave, shkelja e akteve juridike etj.

Ndërkaq akuza patën edhe për kryesuesin, Labinot Halili, i cili nuk po i shqyrton kërkesat për seanca.

Akuza për shkelje të ligjeve tha se ka edhe asamblisti, Xhavit Drenori.

Ai pohoi se “kjo komunë po ia mbyll gojën vullnetit të qytetarëve.

Ndërkaq i pari i komunës, Ramiz Lladrovci, deklaroi se në çdo moment është i gatshëm të japë përgjegjësi për çdo akuzë që dërgohet në organet e drejtësisë.

Seanca u ndërpre me shumicë të votave nga asamblistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat