Haradinaj nis takimet në Amerikë

Kosova

Haradinaj nis takimet në Amerikë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë ka qëndruar me shumë shqiptarët  të Amerikës, që sipas tij janë më meritorët për lirinë dhe ecjen drejt konsolidimit të shtetit.

Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre

Haradinaj ka shtuar se miqësia me ShBA-të është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë.

Ky është postimi i plotë:

Në shtëpinë tonë, në Washington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre.

Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer. Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në.

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!

RH

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat